Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 18:30

Strasburg – Parlamenti evropian dërgoi kritika të ashpra për refuzimin britanik të marrëveshjes së përbashkët, duke e akuzuar Britaninë e Madhe për sjellje “egoiste dhe nacionaliste”, që mund t’i nënshtrohet sanksioneve.

Partia popullore evropiane, grupi më i numërt politik në PE, sipas kryetarit të saj Zhoze Dol vlerëson se çeku kthyes britanik, të cilin e fiton nga BE-ja, duhet të vendoset në pikëpyetje.

“Paratë evropiane duhet të shërbejnë për diçka tjetër, në vend të shpërblimit për sjellje nacionaliste dhe egoiste. Solidariteti nuk është rrugë me një drejtim. Është koha edhe t’i bëhet me dije koalicionit qeveritar të Dejvid Kamerunit”, deklaroi Dol në debatin kushtuar rezultateve të samitit evropian.

Vendimi i Kameronit që e veçoi vendin e tij nga 26 vendet e tjera të BE-së, jo vetëm që është kritikuar, ai madje edhe ishte përqeshur nga ana e eurodeputetëve në Strasburg.

“E imagjinoj Dejvid Kamerun se së shpejti do të kuptoj që ka bërë gabim jetësor. Nëse në të vërtetë Kamerun dëshiron garanci shtesë për qendrën financiare londineze City, ai duhej të ulej në tryezën e negociatave. Pasi në politikë ka një  rregull të artë: tryeza negociuese nuk duhet lëshuar, vetëm nëqoftëse e dëshiron vet këtë gjë,” theksoi kryetari i grupit të evropianëve liberalë dhe demokratë Gi Verhofshtad.

Kameron në Strasburg është mbrojtur nga grupi i konservatorëve dhe reformatorëve evropianë, ku përfshihen edhe eurodeputetët konservativë britanik. Çehu Zahradil vlerësoi se Kamerun i ka mbrojtur interesat e vendit të tij dhe sipas tij Samiti ishte i pasuksesshëm sepse Evropa është ndarë si asnjëherë më parë.

Sipas kryetarit të këtij grupi deputetësh, madje edhe vendet anëtare të eurozonës janë ndarë në ato që paguajnë dhe ato që duhet t’u paguhet. Kryesisht ato janë vendet e pasura, të cilët do të paguajnë për të tjerët, si Gjermania, Austria, Holanda dhe Finlanda.

“Mbretëria e Bashkuar mund ta braktisë BE-në dhe do të kthejë ndikimin e saj në botë”, tha Najxhel Faraxh, lideri i eurofobëve në PE dhe ithtar i daljes së vendit të tij nga BE-ja, me vlerësimin se ekziston një dinamikë që të shkohet në referendum për “kthimin e lirisë”.