Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 14:42

Paris – Franca disponon me dokumentacion, të cilin Gjykata penale ndërkombëtare mund ta shfrytëzojë në hetimin për pohimet për masakra në Bregun e Fildishtë, deklaroi sot ministri francez i Mbrojtjes Zherar Longe.

“Posedojmë dokumentacion për atë, për çka ishim dëshmitarë në rajonin e vetëm në të cilën ishim të sistemuar, i cili do të jetë në dispozicion të GJPN, nëse kjo nevojitet”, deklaroi Longe në Parlament.

Longe theksoi se misioni ushtarak francez në Bregun e Fildishtë është sistemuar vetëm në qendrën komerciale të Abixhanit, si përkrahje të Misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara, anëtarët e të cilit gjenden nëpër tërë teritorin e këtij shteti afrikan.

Ministri francez i Mbrojtjes nuk dha detaje për përmbajtjen e dokumentacionit.

Prokurori kryesor i GJPN, Luis Moreno Okampo, paraprakisht deklaroi se planifikon të fillojë hetim zyrtar për vrasjet masive, për të cilat besohet se janë kryer në territorin e Bregut të Fildishtë.

Për masakrat dyshohen edhe forcat e ish-presidentit Loran Gbagbo dhe forcat e shefit të sapozgjedhur të këtij vendi, Alasan Uatara.

Vetëm në qytetin perëndimor Dueku javën e kaluar janë vrarë disa qindra njerëz, ndërsa ekzistojnë informacione për varreza masive në Abixhan dhe rrethinë.

Ministri francez i Punëve të Jashtme Alen Zhype deklaroi se largimi i Gbagbos nga pushteti është i pashmangshëm, por nuk precizon kur do të tërhiqet ish-lideri, i cili është mposhtur në zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor të viti të kaluar, rezultatet e të cilave refuzon t’i pranojë.

Sipas llogarive të para, në përleshjet disamujore në Bregun e Fildishtë janë vrarë më shumë se 1. 500 persona.