Lajme Shqip Tuesday, 12 April 2011 11:04

Paris – Ministri i Punëve të Jashtme i Francës tha se NATO-ja nuk po bën sa duhet për t’i mbrojtur civilët libianë nga sulmet e forcave të Moamer Gadafit.

 

Ministri Alen Zhype i tha radios franceze se NATO-ja nuk po bën sa duhet për t’i parandaluar forcat e Gadafit nga përdorimi i armatimit të rëndë për t’i bombarduar qytetet që po mbahen nga rebelët.

 

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s do të takohen të enjten dhe të premten në Berlin për ta diskutuar gjendjen në Libi.

 

Përkundër sulmeve të NATO-s, forcat qeveritare të Libisë i kanë shtyrë kryengritësit që luftojnë, t’i japin fund sundimit 40 vjeçar të Gadafit.

 

Dje kryengritësit e hodhën poshtë planin e Unionit Afrikan për përfundimin e konfliktit tetë javësh duke thënë se Gadafi duhet të largohet.

 

Po sot, ish ministri i Punëve të Jashtme i Libisë Musa Kusa, i cili dezertoi në Londër, tha se Libia mund të bëhet si Somalia nëse të gjitha palët në konflikt nuk përmbahen nga zhytja në luftë civile.