Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 00:04

Paris – Zëdhënësi i presidentit, Nikolas Sarkozi, tha se rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, do mbahet më 22 prill 2012, ndërsa rrethi i dytë, më 6 maj.

Zëdhënësi dhe ministri i Buxhetit, Fransoa Baron, deklaroi për mediat se zgjedhjet parlamentare për dhomën e ulët të Asamblesë Kombëtare, do të mbahen një muaj më vonë, respektivisht më 10 dhe 17 qershor.

Sarkozi, i cili pritet të rikandidojë për mandat të dytë, mund të përballet me sfidues nga Partia Socialiste apo nga Fronti Kombëtar i së djathtës ekstreme.