Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 09:15

Paris – Mbreti i Bahrejnit ndodhet midis 38 armiqve të lirisë së mediave, të cituar nga organizata joqeveritare “Reporterë pa kufij”.

Në listën për vitin 2011, e cila është ripërtërirë me rastin e Ditës së sotme botërore të lirisë së mediave, janë shtuar edhe liderët e Sirisë, Libisë dhe Jemenit, ku “përpjekjet për shtypje të informacionit mbërrijnë madje edhe deri në vrasje”.

Shoku nga “pranvera arabe” ka ndikuar edhe në politikën e presidentëve të Kinës dhe Azerbejxhanit, të cilët duke druajtur nga efekti i infektimit e kufizojnë lirinë e fjalës.

Lista nuk përfshin vetëm shefa të shteteve dhe liderë politikë, por edhe organizata, si ETA në Spanjë dhe grupe kriminele të mafias në Itali, ndërsa gjithashtu edhe të armatës izraelite, forcave të sigurisë të Hamasit në Rripin e Gazës dhe të pushtetit palestinez në Bregun Perëndimor.

Midis atyre të cilët e pengojnë lirinë e mediave, janë edhe presidentët e Eriterisë-Isajas Afevorki dhe Turkmenistanit-Gunbanguli Berdimuhamedov dhe lideri koreanoverior Kim Xhong Il, të cilët drejtojnë “një prej regjimeve më të këqia totalitare në botë”.

Në listën e zezë të “Reporterë pa kufij” edhe mëtej mbeten presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad dhe udhëheqësi suprem Ali Hamnei, të cilët akuzohen për represione të pamëshirshme ndaj mediave.