Lajme Shqip Monday, 26 November 2012 09:39

PARIS- Ndërsa shqiptarët në mbarë botën po festojnë në mënyra të ndryshme 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, grupet ekstremiste serbe në Paris të Francës, kanë “sulmuar” pllakën e Sheshit që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, shkruajnë sot mediat kosovare.

Mbi këtë pllakë, huliganët serbë kanë shkruar simbolin e njohur si kryqi me katër C cirilike (katër S – Samo Sloga Srbina Spasava), që ka domethënien “Vetëm bashkimi shpëton serbët”.

Sheshi “Skenderbeg” është ndërtuar në vitin 1967, gjatë ndërtimit të unazës së Parisit e cila hapësirë gjendet në Aubervilliers d’Porte. Sheshi merr emrin e saj “ Skenderbeg” në vitin 1978, në përkujtim prijësit shqiptar Gjergj Kastrioti “Skenderbeu”.(LajmeShqip.com)