Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 11:34

Paris – Operacioni i katërt për gjetjen e mbetjeve të aeroplanit të “Air France”, Erbas A330, i cili u rrëzua në ujërat e Oqeanit Atlantik në natën ndërmjet 31 majit dhe 1 qershorit të vitit 2009, solli rezultate.

Sipas kumtesës së Byrosë franceze për hetime dhe analiza (BVA), është gjetur njëra nga kutitë e zeza, në të cilën janë xhiruar parametrat teknik të fluturimiti.

Qëllimi kryesor i organeve hetuese është të konfirmohen shkaqet e vërteta për katastrofën e fluturimit AF447 Rio – Paris, ku jetën e humbën 228 persona.

Në hetimin i cili filloi menjëherë pas fatkeqësisë, u gjetën pjesë të aeroplanit dhe rreth pesëdhjetë kufoma, por pjesa më e madhe nga Erbasi A330 nuk ishte gjetur.

Kutia e zezë për rreth dhjetë ditë duhet të gjendet në laboratoret ku duhet të analizohen të dhënat e xhiruara nga fluturimi, ndërsa BVA shpreson se do të gjendet edhe kutia tjetër e zezë, në të cilën janë incizuar bisedat në kabinën e aeroplanit, si dhe me kontrollorët e fluturimit.