Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 09:15

Paris – Autoritetet doganore franceze konfiskuan një jaht, i cili ka transportuar 1, 1 ton kokainë, me vlerë prej 42 milionë euro, e cila ka qenë e dedikuar për Evropën.

Aksioni ka qenë pjesë e hetimit të përbashkët të autoriteteve gjermane, franceze dhe spanjolle, i cili filloi më vitin 2009.

Doganierët francezë javën e kaluar arrestuan dy gjermanë, të cilët kanë lundruar me jaht prej 13 metrave nga ishulli Granada. Ata e kanë gjetur kokainën e fshehur dhe i kanë arrestuar të dyshuarit.

Policia gjermane gjatë bastisjes së objekteve të lidhura me rastin ka gjetur 400 mijë euro të gatshme dhe llogari të tjera në vlerë prej 900 mijë euro.

Policia kumtoi se në Detin Karaib dje është arrestuar edhe një Jugoafrikan, i cili me siguri e ka drejtuar jahtin përmes Oqeanit Atlantik. Në Spanjë, lidhur me rastin dje është arrestuar një holandez.

Autoritetet franceze nga fillimi i vitit në basenin Karaib konfiskuan rreth nëntë tonë kokain.