Lajme Shqip Monday, 12 November 2012 18:24

Jeruzalem – Një kishë në Jerusalem ka kërkuar ndihmë nga liderët botërore për shkak se kompania që e furnizon me ujë i ka dërguar një faturë 2.3 milionë dollarë.

Kisha ka nisur një fushatë për të fituar mbështetjen në betejën kundër Hagihon, kompania që furnizon me ujë Jerusalemin.

Ata kanë dërguar një letër kryeministri të Izraelit, Binyamin Netenyahu dhe presidentit Shimon Perez, ku u kërkohet që t’i japin fund “kësaj lëvizjeje agresive”.

Kjo letër gjithashtu u është dërguar presidentit të SHBA-ve Barack Obama, presidentit të Rusisë Vladimir Putin, kryeministrave të Greqisë dhe Qipros si dhe mbretit të Jordanisë.

Fatura 2.3 milionë dollarë ka të bëjë me një akumulim detyrim për shtatë vjet. Pronarët e kishës, Patriarkati Ortodoks grek, pretendon se nuk kanë pasur asnjëherë detyrim për ujin.

Kompania Higihon, nuk tërhiqet nga kërkesa për të shlyer detyrim dhe ka ngrirë llogarinë bankare të kishës. Autoritetet e Jerusalemit nuk kanë kërkuar asnjëherë pagesë nga kisha në të kaluarën por kjo ka ardhur nga privatizimi i kompanisë së furnizimit me ujë.

“Kisha është paralizuar plotësisht. Ne nuk mund të paguajmë për letrat higjienike. Asgjë. Hagihon na ka shpallur luftë”, i kanë thënë gazetës Maariv, zyrtar të patriarkatit.

Gazeta britanike “The Guardian”, raporton se në vitin 2004 kompania Highon i kishte dërguar kishës një faturë 946 500 dollarë por zyrtarët e kishës e kishin injoruar duke pandehur se bëhej fjalë për ndonjë gabim. Patriarkati i grek ortodoks ka refuzuar të negociojë me Higihon dhe kjo mund të çojë në mbyllen e kishës, gjë e cila do të ndodhet për herë të parë këtë shekull.(Sh.O)