Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 09:23

Athinë – Greqia e mbështet krijimin e shtetit të pavarur palestinez, i cili me kufinj të sigurtë do të jetojë në paqe dhe marrëdhënie të mira me Izraelin, deklaroi presidenti grek Karolos Papulas pas takimit në Ramallah me presidentin palestinez Mahmud Abaz, publikoi botimi elektronik i gazetës “Vima”.

Papulas, i cili prej të hënës ishte për vizitë zyrtare në Izrael dhe Palestinë, shfaqi shqetësim nga gjendja e tanishme pa rrugëdalje e negociatave paqësore izraelito-palestineze, por i përshëndeti përpjekjet e presidentit Abaz për krijimin e institucioneve shtetërore dhe kthimin e unitetit të popullit palestinez.

Presidenti palestinez e quajti Papulasin mysafir dhe mik të madh dhe iu falënderua për përpjekjet e Greqisë për zgjidhje të problemit palestinez. Ai theksoi se në qoftë se nuk kthehen në tryezën negociuese me Izraelin, palestinezët do të kërkojnë zgjidhje në KB, në shtator.

Mahmud Abaz përmendi nevojën e heqjes së bllokadës në Rripin e Gazës, si shprehje e bindshmërisë se palestinezët do të jetojnë në Palestinë të pavarur, me kryeqytet Jerusalemin.