Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 13:49

Athinë – Kryeministri grek Jorgos Papandreu filloi me konsultime me qëllim forrmim të qeverisë të unitetit kombëtar, lajmëroi Skaj njuz.

Në Athinë filloi seanca e jashtëzakonshme e Qeverisë greke në të cilën do të shqyrtohen mënyra të ndryshme për aksione të ardhshme, kumton media. Sipas informatave deri në Londër, formimi i qeverisë i unitetit kombëtar do ta mundësojë mos zbatimin e referendumit paraprakisht kumtuar nga Papandreu për programin për ndihmë të shtetit.

Shefi i Shtatmadhorisë i armatës greke mohoi sot se Papandreu ka dhënë dorëheqje dhe se “nuk ka për qëllim të japë dorëheqje”.

Mediat perëndimore duke iu referuar deklaratve të përfaqësuesve të PASOK-ut, lajmërojnë se deputetët socialist grek përgatitin propozim për qeverinë koalicionare të cilën do ta kryesonte ish kryetari i Bankës Qendrore Evropiane Lukas Papademos.