Lajme Shqip Thursday, 03 November 2011 18:20

Athinë – Kryeministri grek Jorgos Papndreu hoqi dorë nga qëllimi për konvokimin e referendumit për planin e shpëtimit të BE-së, pasi lideri i partisë kryesore opozitare Andronis Samaras deklaroi se do ta përkrah marrëveshjen për kredi, pohojnë dy përfaqësues të qeverisë, të afërm të kryeministrit, cituar nga mediat amerikane.


Foto: Reuters

Sipas burimeve të cilët dëshiruan anonimitet, Papandreu këtë e ka thënë gjatë kohës së seancës së sotme të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar.

Njëri prej tyre edhe theksoi se kryeministri nuk do të jep dorëheqjen edhe krahas presionit të rritur, dhe do ta pritë rezultatin e votimit të besimit për qeverinë e tij.