Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 19:32

Bruksel- Kryeministri i ri i Greqisë Lukas Papadhimos sot deklaroi se nuk mund të japë garanca që liderët e partive politike udhëheqëse në Greqi do të nënshkuranin obligim me shkrim për respektim të kushteve për zbatim të reformave ekonomike, në çka insistojnë Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas tij, partitë kryesore greke me votimin për Qeverinë e saj veçmë e kanë mbështetur politikën ekonomike, zbatimin e së cilës BE-ja dhe FMN-ja  e kanë vendosur si kusht për ndarje të ndihmës shtesë të vendit.

Ai megjithatë theksoi se liderët politikë duhet të marrin obligime në afat më të gjatë.

“Mendoj se ajo është e domosdoshme që të tejkalohet pasiguria dhe paqartësitë rreth hapave që në të ardhmen do t’i ndërmerrnin partitë nëse janë në pushtet. Megjithatë, liderët e partive të tilla vendosin se si do ta konfirmojnë obligimin e ndërmarrë”, theksoi Papadhimos.