Lajme Shqip Wednesday, 27 March 2013 14:30

VATIKAN – Papa Francesko ka refuzuar apartamentin luksoz ku zakonisht jeton kreu i Vatikanit, duke preferuar të qëndrojë në një rezidencë të thjeshte me dy dhoma.

Zëdhënësi i tij bëri të ditur se Papa po përpiqet që të bëjë një jetë të thjeshtë në komunitet me priftërinjtë e tjerë në rezidencën e Shën Martës në Vatikan, atje ku qëndruan kardinalët gjatë Konklavës.

Kështu ai do të ketë mundësi të takojë më shumë njerëz, të shkëmbejë mendime e të ndajë edhe tryezën me ta. Vendim ky që pritej, ndoshta nga çasti kur Ati i Shenjtë hapi apartamentin papnor, me shtatë dhoma dhe një kishëzë private, në Pallatin Apostolik, dhe komentoi: Këtu ka vend për 300 persona!(LajmeShqip.com)