Lajme Shqip Tuesday, 12 March 2013 13:42

Vatikan (plotësuar) -Pas meshës, 115 kardinalët me të drejtë vote u mbyllën në Kapelën Sistine ku do të zgjedhin në izolim dhe sekret të plotë emrin e Papës së ri që do të udhëheqë Vatikanin dhe gjithë besimtarët katolikë në mbarë botën.

Rreth orës 17:20 u shqiptua “Extra Omnes”, ose ndryshe “të gjithë jashtë” që nënkupton nisjen e procesit të votimit për zgjedhjen e Papës së ri.

Prej shekujsh zgjedhja e Papës së ri ka qenë një prej riteve më misterioze dhe të panjohura, e këtë herë duket se Selia e Shenjtë ka marrë masa më të forta për të shmangur daljen e çdo lloj informacioni. Gjithë këto ditë çdo kardinal gjatë lëvizjeve ka qenë i shoqëruar nga dy punonjës të xhandarmërisë së Vatikanit. Me fillimin e Konklavës kardinalet do të kontrollohen në hyrje dhe në dalje.

Por masat më të rrepta janë marrë për të ndaluar komunikimin e tyre nëpërmjet mjeteve të reja të telekomunikacionit dhe mesazhet e tyre në rrjetet sociale. E gjithë zona e Kapela Sistine dhe e Santa Martës, ku do të jetojnë kardinalët, është izoluar nëpërmjet një lloj kafazi të Faradejit, një sistem që bllokon çdo valë elektromagnetike.

Kontrolli i valëve bëhet edhe nga pajisje të vendosura mbi disa automjete lëvizin vazhdimisht në kopshtet e Vatikanit. Asgjë nuk duhet të hyjë nga jashtë ose të dalë, as nga ana vizive, jo rastësisht edhe dritaret e Kapeles Sistine janë errësuar.

Kohëzgjatja e Konklavës nuk dihet saktësisht, por ajo që është e sigurtë është që Kardinalët do të votojnë 4 herë në ditë deri në momentin e kur një emër merr dy të tretat e votave.

Zgjedhja ose jo e Papës do të komunikohet nëpërmjet ngjyrës së tymit që do të dalë nga oxhaku cdo ditë. nëse ngjyra e tymit është e bardhë nënkuptohet se besimtarët katolikë janë bërë me një Papë të ri, ndërsa nëse ngjyra e tymit është e zezë, kardinalët nuk kanë mundur të zgjedhin emrin udhëheqës.(LajmeShqip.com)

************************************************************

Romë – Vatikani bëhet që sot një prej fortesave më të mbyllura ndaj botes se jashtme. 115 kardinalët që nuk e kanë kaluar moshën 80-vjeçare, pra që kanë të drejtën e votës do të futen pasdite në Konklavë.

Prej shekujsh zgjedhja e Papës së ri ka qenë një prej riteve më misterioze dhe të panjohura, e këtë herë duket se Selia e Shenjtë ka marrë masa më të forta për të evituar daljen e çdo lloj informacioni. Gjithë këto ditë çdo kardinal gjatë lëvizjeve ka qenë i shoqëruar nga dy punonjës të xhandërmarisë së Vatikanit.Me fillimin e Konklaves kardinalet do te kontrollohen ne hyrje dhe ne dalje.

Por masat më të rrepta janë marrë për të ndaluar komunikimin e tyre nëpërmjet mjeteve te reja të telekomunikacionit dhe mesazhet e tyre ne rrjetet sociale. E gjithë zona e Kapela Sikstine dhe e Santa Martes ku do të jetojnë kardinalët, janë izoluar nepermjet një lloj kafazi të Faradejit, një sistem që bllokon çdo vale elektromagnetike.

Kontrolli i valeve do te behet edhe nga pajisje te vendosura mbi disa automjete qe do te levizin vazhdimisht në kopshtet e Vatikanit. Asgje nuk duhet te hyje nga jashte ose te dale, as nga ana vizive, jo rastesisht edhe dritaret e Kapeles Sikstine janë errësuar. Brenda, 115 poltrona qershie presin kardinalët te cilet, pas meshes, do te futen sot ne oren 16.30 ne Konklave. Parashikohet qe ne ate ore do te mbyllen dyert dhe shqiptohet formula ‘extra omnes’, te gjithe jashte.(TCH/LajmeShqip.com)