Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 08:05

Berlin – Vendimi i Gjermanisë që përkohësisht ta ndërpresë punën  e shtatë reaktorëve bërthamorë, me fuqi të përgjithshme  prej shtatë mijë megavatë, për shkak të druajtjes  nga ajo që ndodhi në centralin bërthamor japonez “Fukushima”, jashtëzakonisht e rriti çmimin e energjisë elektrike në Evropë.

Në Gjermani çmimi i rrymës, i cili në rrjet do të dorëzohet në prill, u rrit për 17,9 për qind. Çmimi i rrymës u rrit në pothuajse 64,25 euro për një megavatë orë, që është rritja më e madhe njëditore prej vitit 2003.

Nga  e premtja, kur Japoninë e goditi tërmet, e më pas cunami, çmimet e energjisë elektrikeu u rritën gjithsej për 28 për qind.

Përveç se në Gjermani çmimet e rrymës më së shumti u rritën në Spanjë dhe Francë, e cila është plotësisht e varur nga energjia bërthamore.

Qeveria gjermane e ngriu vendimin  saj për vazhdimin e punës në centralet bërthamore gjermane në tre muaj. Në këtë periudhë do të duhet të hulumtohet siguria e atyre elektranave, veçanërisht kur bëhet fjalë  për sulm të mundshëm terrorist…