Lajme Shqip Thursday, 18 August 2011 20:20

Moskë – Një nëpunës në aeroport, i cili arriti të kontrabandojë koshere bletësh në aeroplan, shkaktoi panikë mes udhëtarëve kur në mes të fluturimit, bletët fluturuan në aeroplan.

Kosherja me bletë ka qenë e fshehur në kutinë në garderobën në biznis klasën e aeroplanit në fluturimin mes Bllagoveshçensk, në lindjen e largët të Rusisë, dhe Moskës.

“Ishte e frikshme. Udhëtarët ishin në panikë”, tha Andrej Savostin, zëdhënësi i linjes ajrore “Jakutija erlajns”.

Incidentin, që ndodhi nga fundi i muajit maj, e botoi gazeta “Rosiskaja gazeta” në faqen e parë, duke thënë se kjo nuk është dështimi i parë i aeroportit Bllagoveshçenk.