Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 09:02

Washington – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Leon Paneta paralajmëroi se sulmi mbi Iranin ka mundësi ta dëmtojë të gjithë ekonominë botërore, duke shtuar se Uashingtoni është i fokusuar në presionin diplomatik mbi Teheranin dhe vendosjen e sanksioneve.

Paneta deklaratën e dha para takimit në Kanada me ministrin izraelit të Mbojtjes, Ehud Barak.

Tel-Avivi para pak kohësh paralajmëroi se nuk e përjashton aksionin ushtarak kundër Iranit, për të cilën Teherani zyrtar u përgjigj se Izraeli do të jetë i shkatërruar nëse i sulmon objektet bërthamore iraniane dhe se hakmarrja nuk do të kufizohet vetëm në Lindjen e Afërt.

Presidenti amerikan Barack Obama para disa ditëve theksoi se bota është e bashkuar në kundërshtimin e programit bërthamor iranian, duke shtuar se Uashingtoni do të konsultohet me Moskën dhe Pekinin për mënyrat për presion mbi Iranin.