Lajme Shqip Friday, 11 November 2011 10:47

Uashington- Veprimet eventuale ushtarake kundër programit bërthamor të Iranit mund të kenë pasoja të rënda për rajonin dhe ato nuk do ta bindin Teheranin që të heqë dorë nga ambiciet e saj, paralajmëroi shefi i Pentagonit, Lion Paneta.

“Aksioni ushtarak do ta ngadalësonte programin bërthamor vetëm për tre vjet dhe prandaj duhet të konsiderohet si mjeti i fundit”, deklaroi ministri i Mbrojtjes i SHBA-së në konferencë për shtyp dhe shtoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të vendos sanksione më të ashpra kundër Teheranit.

“Duhet të kemi kujdes nga pasojat e padëshiruara. Ndërsa ato mund të përfshijnë jo vetëm mossukses të tentimit të Iranit të parandalohet në planet e tij. Më e rëndësishme është se sulmi eventual mund të ketë pasoja serioze për rajonin dhe pasoja serioze për forcat amerikane”, potencoi Paneta.

Në pyetjen se çka do të ndodh nëse sanksionet i japin rezultatet e pritura Paneta deklaroi se shpreson se nuk do të ndodh dhe se shpreson se Irani do të vendos t’i bashkohet bashkësisë ndërkombëtare.

Deklarata e Panetas, siç komentojnë mediat botërore, është reflektim i rezervimit më të madh të administratës amerikane lidhur me sulmin eventual mbi Iranin pas publikimit të raportit më të ri të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), në të cilin ajo i potencon ambiciet bërthamore në rritje të Teheranit. Në raport për herë të parë pohohet se Irani dyshohet për eksperimente sekrete, të cilat kanë për qëllim të prodhojnë armë bërthamore.

Shtëpia e Bardhë raportin e shpalli si mjaft shqetësues dhe kumtoi se do të vazhdojë të bëjë presion mbi Iranin që ta ndryshojë sjelljen e tij.

Departamenti shtetëror amerikan kumtoi se SHBA-ja i shqyrton mënyrat e mundshme për përforcimin e presionit ekonomik mbi Iranin.