Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 12:24

Uashington – Shërbimet e zbulimit të FBI-së i paralajmëruan shfrytëzuesit e internetit në lidhje me porositë elektronike me fotografi ose video incizimet me vrasjen e Bin Ladenit.

Policia amerikane në kumtesën e saj konfirmoi se ato “e-maile” do të mund të përmbanin virus në “atachment”.

Me hapjen e atyre e-maileve mund të vihet deri në vjedhjen e të dhënave personale ose deri te infektimi i kompjuterit me viruse.

FBI për atë shfrytëzuesve të internetit u rekomandon aktivizim të parametrave të sigurimit të rrjeteve sociale, me qëllim që të kufizohet shpallja e linqeve të padëshiruara të faqeve të internetit nga profilet e tyre.