Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 23:45

New York – Ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Palin ka drejtuar kritika në adresë të presidentit amerikan Barack Obama duke thënë se nuk po vepron si duhet në lidhje me situatën në Siri.

Palin ka thënë se “Allahu duhet ta zgjidhë situatën në Siri”.
“Fituesi ynë i çmimit Nobel, duhet të ketë aprovimin e Kongresit për të na dërguar në luftë. Presidenti Bush kishte marrë aprovimin e Kongresit dhe aleatëve tanë për luftëra. Nëse në këtë luftë, siç kam thënë edhe më parë, kemi dy palë ekstreme të cilat kur godasin njëra tjetrën thërrasin “Allahu ekber”, atëherë Allahu le ta zgjidhë çështjen e tyre”, ka shkruar Palin në faqen e saj në Facebook./Lajmeshqip/