Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 18:32

Ramallah – Presidenti palestinez, Mahmud Abas i bëri thirrje SHBA-së që të ndërmerr pozicion të qartë rreth çështjes së krijimit të shtetit palestinez, pasi që Qeveria amerikane e vlerësoi situatën status kuo si “jotolerante”.

“Kërkojmë pozicion të qartë amerikan për krijimin e shtetit palestinez në kufijt nga viti 1967 me Jerusalemin Lindor për kryeqendër dhe për pozicion të qartë për kolonizimin izraelit”, deklaroi në komunikatën e Abasit, Nabil Abu Rudeina.

Thirrja është dërguar pas deklaratës së mbrëmshme të sekretares amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, sipas së cilës “status kuo në raportet mes Izraelit dhe palestinezëve është kaq jotolerante, sa edhe sistemet politike, të rrëzuara në muajt e fundit”.