Lajme Shqip Tuesday, 19 April 2011 09:11

Islamabad – Ushtria pakistaneze kumtoi sot se me sukses e testoi raketën e re balistike me rreze veprimi të shkurtër, e cila mund të mbajë mbushje bërthamore.

Predha “hatf 9”, me rreze veprimi prej 60 kilometrave, mund të mbajë mbushje bërthamore dhe është shumë  precize, theksohet në kumtesën e ushtrisë.

Raketa, sipas kumtesës, është e zhvilluar si sistem për reagim të shpejtë që t’i përforcojë kapacitetet e Pakistanit për kthimin e sulmeve eventuale.

Forcat bërthamore të Pakistanit dhe të Indisë, të cilat deri më tani luftuan tre herë, rregullisht kryejnë testime raketore.

Pakistani në muajin maj të vitit 1998 për herë të parë ka kryer provë bërthamore, pas saj atë e bëri edhe India.