Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 14:01

Abotabad – Pakistani e paralajmëroi SHBA-në se do të ketë pasoja katastrofale, përderisa Uashingtoni edhe më tej kryen operacione të reja të njëanshme kundër terroristëve të dyshuar në vend, transmetuan media amerikane.

“Nuk ka dyshime se çdo aktivitet i tillë i ardhshëm do të ketë pasoja katastrofale”, tha ministri pakistanez për Punë të Jashtme Salman Bashir.

Ai refuzoi të komentojë nëse sulmi amerikan është i paligjshëm. Bashir vuri në dukje se lidhjet midis Pakistanit dhe SHBA-së ruhen në frymën e njëjtë dhe me këtë deklaratë paralajmëroi se komenti i tij me siguri është drejtuar, para së gjithash, për opinionin pakistanez.

Armata pakistaneze dhe qeveria pranuan kritika për operacionin kundër pasurisë së liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden. Shumica janë të zemëruar për shkak të shkatërrimit të sovranitetit në vendin e tyre dhe dyshojnë në pohimet e qeverisë se nuk kanë qenë në dijeni për operacionin.