Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 10:53

Islamabad – Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën, ndërsa tetë janë plagosur, kur në një stacion autobusi në veriperëndim të Pakistanit shpërtheu një bombë, kumtoi policia.

Shpërthimi ka jehuar në vendin e vogël Xhandul, 90 kilometra nga Islamabadi.

“Në pyetje është shpërthim i një bombe. Hetojmë nëse ka qenë i vendosur ose bëhet fjalë për sulm vetëvrasës”, deklaroi përfaqësuesi i policisë lokale Islam Kan.

Tash për tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin