Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 09:52

– SHBA-ja sot i mbylli për opinionin ambasadën dhe tre konsullatat në Pakistan në kohë të pacaktuar, një ditë pasi që Osama bin Ladeni është vrarë në afërsi të Islamabadit.

“Ambasada amerikane në Islamabad dhe konsullatat në Peshevar, Lahor dhe Karaçi janë mbyllur për një kohë të pacaktuar për opinionin rreth gjërave të zakonshme”, njoftoi ambasada, duke shtuar se ajo do të punojë për dhënie të shërbimeve urgjente për shtetasit amerikanë.

Kumtesa është publikuar për shkak të druajtjes nga hakmarrja pasi që njësitet speciale amerikane e vranë liderin e Al Kaedas.

Departamenti i Shtetit pas vrasjes së Bin Ladenit i paralajmëroi shtetasit e vet të cilët planifikojnë të udhëtojnë ose ndodhen jashtë vendit të jenë shumë të kujdesshëm për shkak të dhunës së mundshme antiamerikane. Ky paralajmërim do të jetë në fuqi deri më 1 gusht.

Talebanët pakistanezë premtuan se do të hakmerren për vdekjen e Bin Ladenit dhe se do të kryejnë sulme në “qeveritë e SHBA-së dhe Pakistanit dhe forcave të tyre të sigurisë”.