Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 12:03

Islamabad- Forcat e armatosura të Pakistanit kanë marrë urdhër të japin rezistencë ndaj “agresionit të forcave të NATO-s”, njoftuan përfaqësues të Ministrisë pakistaneze të Mbrojtjes.

“Çdo fluturake e huaj, e cila do të hyjë pa leje në hapësirën ajrore të Pakistanit, do të konsiderohet si armik dhe do t’i nënshtrohet shkatërrimit. Kjo drejtpërdrejt u dedikohet fluturakeve amerikane pa pilot, të cilat shkaktojnë goditje në territorin pakistanez”, deklaruan burimet.

Në fillim të muajit Islamabadi ashpër reagoi ndaj sulmit ajror nga aviacioni i NATO-s i sistemuar në Afganistan në rajonin kufitar pakistanez, ku jetën e humbën 25 ushtarë pakistanezë.

Tani forcat e armatosura pakistaneze kanë “liri të plotë veprimi dhe shfrytëzim të gjithë arsenalit prezent” në rast të goditjeve të reja ajrore të NATO-s në territorin e vendit.