Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 17:09

Islamabad – Të paktën tetëdhjetë persona e kanë humbur jetën në dy sulme me bombë në qendrën për trajnim të policëve kufitarë në qytetin verilindor pakistanez Çarsada, në rajonin Shabkadar. Në sulmin janë plagosur 140 persona.

Shefi i qendrës Xhehanzeb Han deklaroi në konferencë shtypi se dy sulmuesit kanë mbërritur deri në hyrjen kryesore me ndihmën e motoçikletës në momentin kur rekrutët e kanë lënë bagazhin e tyre në autobusa, para se të largohen.

Njëri prej kamikazëve është fshehur diku, ndërsa tjetri e ka aktivizuar mjetin shpërthyes, që e ka mbajtur në afërsi të autobusit. Pak më vonë ka sulmuar edhe sulmuesi i dytë, kur në vendin e shpërthimit të parë janë mbledhur njerëz, që t’i shpëtojnë të mbijetuarit.

Shumica e 80 viktimave kanë qenë rekrurë, por midis tyre ka pasur edhe civilë. Një numër i madh i të plagosurve jaë në gjendje kritike.

Në sulmet janë shkatërruar 15 autobusë dhe disa dyqane, të cilat ndodheshin në afërsi të tregut.

Lëvizja e talebanëve në Pakistan e ndërmorri përgjegjësinë për sulmet dhe theksoi se ato janë hakmarrje për vrasjen e liderit të Al Kaedas, Osama bin Laden nga ana e komandove amerikane më 2 maj.

Ky është sulmi më vdekjeprurëse në Pakistan këtë vit dhe akt i parë i hakmarrjes pas vrasjes së Bin Ladenit.

Talebanët pakistanezë duke e ndërmarrë përgjegjëinë për sulmin paralajmëruan se do të ketë sulme edhe më të mëdha në Pakistan, por edhe në Afganistan.

Lëvizja e talebanëve ë Pakistan, e cila iu betua besueshmërisë së Al Kaedas në vitin 2007, është përgjegjëse për më shumë se 450 sulme, prej të cilave shumica vetvrasëse, në të cilat jetën e kanë humbur rreth 4.300 persona në vend në katër vitet e fundit. Lëvizja në verën e vitit 2007 në prezencën e Bin Ladenit i shpalli xhihad Islamabadit, për shkak se e mbështet Uashingtonin në luftën kundër terrorizmit.

Rajoni Shabkadar ndodhet deri në rajonet kufitare finsore, ë cilat ende janë strhimore të talebanëve pakistanezë.

Korpusi kufitar paraushtarak në Pakistan, së bashku me njësitet kufitare të armatës e udhëheqin betejën kundër kryengritësve islamistë, për shkak se janë cak i shpeshtë i sulmeve të tyre.