Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 15:38

Kueta – Qindra njerëz dolën në demonstrata në qytetin pakistanez Kueta, kryeqytet i provincës Belluxhistan, për të nderuar Osama bin Ladenin.

Demonstratat u organizuan nga partia islamiste Xhamaat ulema islami, për t’u shprehur falënderim për shërbimet të cilat Bin laden i ka bërë për myslimanët.

“Bin Laden e sfidoi satanin e madh dhe uzurpatorin amerikan dhe e nxiti vetëdijen e myslimanëve në mbarë botën. Njëri osama u bë martir, por tani mijëra Osama do të lindin sepse ai krijoi lëvizje kundër forcave antimyslimane”, sqaroi një përfaqësues i organizuesve të demonstratave, gjatë të cilave u djeg flamuro amerikan.