Lajme Shqip Friday, 13 May 2011 18:20

Islamabad – Aeroplani amerikan pa pilot gjuajti sot dy projektilë mbi një automobil në zonën fisnore pakistaneze në Vaziristanin Verior dhe vrau të paktën tre ekstremistë, kumtuan disa përfaqësues.

Sulmi është kryer në zonën Harkamar, 40 kilometra në perëndim nga Miranshah, strehim i talibanëve dhe Al Kaedës, lideri i të cilës u vra më 2 maj në qytetin pakistanez Abotabad, në sulm të njësive speciale amerikane.

“Aeroplani amerikan pa pilot gjuajti dy predha objektivi i të cilave ishte një automjet i ekstremistëve dhe vrau të paktën tre ekstremistë”, tha përfaqësuesi i lartë i sigurisë.

Ky është sulmi i katërt i llojit të tillë në zonat fisnore pakistaneze, drejt kufirit me Afganistanin.