Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 12:29

Islamabad –

Më shumë se 50 minatorë janë gjendur në momentin e shpërthimit të cilat shkaktuan zjarr. Prej tij janë nxjerrë trupa të karbonizuar të 25 prej tyre. Sepse zjarri eventualisht e ka shkatëruar të gjithë ajrin në minierë, sipas autoriteteve  pothuaj se nuk ka pasur gjasa për të mbijetuar në incident.

Miniera e cila gjendet rreth 35 kilometra nga kryeqyteti  i Beluxhistanit, Kveta, është në pronë të korporatës shtetërore  pakistaneze për zhvillimin e resurseve minerale, e cila ishte vendosur në koncesion. Sipas Mohamed Iftikar, inspektor kryesor i minierave në rajon, nga koncesioneri  është kërkuar që të mbyllet korporata para dy javëve për shkak të akumulimit të metanit.

Shpërthime të këtilla janë të pazakonta në minierat për qymyr në Pakistan, prej të cilave shumica gjenden në Beluxhistan dhe provincën fqinje Sind. Vendi ka rezerva të mëdha të qymyrit, mbi 180 miliard tonë. Pakistani nxjerr rreth katër milion ton qymyr në vit.