Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 08:01

Islamabad – Të paktën 12 persona janë vrarë dhe afërsisht 20 janë plagosur në shpërthimin e një bombe në hotelin në rajonin e trazuar pakistanez Beluxhistan, transmetuan agjencitë botërore.

Askush deri tani nuk e mori përgjegjësinë për sulmin në qytetin Dera Apla Jar, në këtë provincë jugperësndimore pakistaneze, por sipas policisë kryerësit e veprës janë separatistë nga grupi etnik beluxhi.

Policia ende shtoi se bomba ishte vendosur në brendinë e hotelit dhe ka shpërthyer kur në paradhoma ka pasur shumë njerëz.

Sipas dëshmitarëve okular, shpërthimi e ka shkatërruar ndërtesën dykatëshe.

Shpëtuesit dhe policia po i pastrojnë të mbeturat nga ndërtesa.

Beluxhët me dekada mbrapa zhvillojnë luftë të armatosur për më shumë autonomi dhe kontroll ndaj resurseve natyrore në provincën e varfër Beluxhistan. (LajmeShqip.com)