Lajme Shqip Wednesday, 22 February 2012 08:45

Bruksel – Greqinë e pret shumë punë në të ardhmen për të zbatuar deri në fund të gjitha reformat e parashikuara në programin e ri ekonomik, deklaroi dje kryeministri Lukas Papadhimos para gazetarëve në Bruksel.

Eurozona miratoi një plan të ri për ndihmën ekonomike të Greqisë, nga i cili shteti do të marrë gjithsej 237 miliardë euro për të shmangur falimentimin dhe braktisjen e unionit monetar evropian.

Eurokomisioneri për çështje ekonomike dhe monetare Oli Ren, deklaroi se aprovimi i pakos së ndihmës ekonomike është një shprehje e solidaritetit të Evropës dhe se ky plan ka kushte të vështira për Greqinë. Një grup i ekspertëve, të udhëhequr nga gjermani Horst Rajnebah, do ta këshillojnë shtetin për reformat dhe do të kontrollojnë realizimin e programit.