Lajme Shqip Tuesday, 29 November 2011 16:57

Sarajevë-Raportuesja e Parlamentit Europian për Bosnje-Hercegovinën Doris Pack deklaron se brenda kësaj jave mund të arrihet një marrëveshje për formimin e Këshillit të ri të ministrave. Duke folur në një intervistë për gazetën e Sarajevës “Dnevni Avaz”, Pack tha se ka përshtypje pozitive nga takimi i liderëve të gjashtë partive më të mëdha politike në BeH, që në fundjavën e kaluar u mbajt në pushimoren italiane Kadenabi. Pack në intervistë theksoi se gjatë takimit ka pasur biseda të ndara me liderët e gjashtë partive politike dhe se ka marrë përshtypje se midis tyre është arritur dakordim për çështjet themelore. “Për mua kjo ishte një tentim i suksesshëm për afrimin e qëndrimeve. Ata atje nuk e kanë retorikën e njëjtë që e kanë në BeH. Kemi përshtypje se megjithatë është arritur dakordim më i madh  se sa ajo që e transmetojnë mediat. Mendoj se që gjatë kësaj jave do të kemi ndryshim të gjendjes”, ka thënë Pack.Sipas saj, liderëve të gjashtë partive u është vendosur afat se deri kur duhet të arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë. “Të gjithë ata shumë mirë njihen mes vete dhe vazhdimisht tentojnë që të provokohen. Është normale se gjithë kësaj do t’i vijë fundi. Kanë mbajtur disa takime private dhe mendoj se është në dukje zgjidhja për çështjet kontestuese”, theksoi Pack. Duke e komentuar kërkesën e presidentit të Republikës Sërbska, Milosad Dodiç që identitetit serb në BeH t’i caktohen “udhërrëfyes” të veçantë në rrugën drejt BeH-së, Pak theksoi se ai “deklaron shumë por se këtë herë nuk ka kërkuar asgjë të re”. “Ai vetë është në dijeni se kjo nuk është mundur”- theksoi Pack, duke shtuar se kërkesa nuk do të thotë ambicie e entitetit serb për rrugë të pavarur drejt BE-së. (LajmeShqip.com)