Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 09:44

Oslo – Sipas gazetës “Aftenposten”, kryerësi i sulmeve të përgjakshme në Norvegji, ka deklaruar para policisë se kishte planifikuar që ta vriste ish kryeministren, Gru Harlem Bruntland.

Bruntland, e cila kryesonte me tre qeveri të Partisë Punëtore Norvegjeze në vitet e 80-ta dhe 90-ta të shekullit të kaluar dhe shpesh herë është quajtur “nëna e kombit”, mbajti fjalim të premten në tubimin veror të organizatës rinore të kësaj partie në ishullin Utoja dhe u largua para se të arrijë Andres Braivik.

“Anders Bering Braivik deklaroi gjatë marrjes në pyetje se ka planifikuar të shkojë në Utoja përderisa Bruntland ka qenë aty, por u vonua”, shënon “Aftenposten” duke iu referuar burimeve anonime.

Gazeta shton se djathtisti radikal, 32-vjeçar, ka dashur ta vrasë Bruntland.