Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 18:55

Oslo – Numri i të vdekurve, në sulmin bombardues të ditës së premte në Oslo para ndërtesës, në të cilën gjendet zyra e kryeministrit, arrin në tetë persona, përderisa bilanci i viktimave të sulmit ndaj tubimit të të rinjve në ishullin Utoja është 68, e jo 86 viktima, kumtoi policia norvegjeze.

Në pajtim me të dhënat më të reja të shpallura nga policia në dy sulmet e kryera nga Anders Bering Brejvik, e humbën jetën gjithsej 76 persona.