Lajme Shqip Friday, 29 July 2011 13:37

Oslo – Sulmuesi norvegjez ka planifikuar sulme të tjera më 22 korrik, kur është kryer sulmi me bombë në Oslo në të cilin humbën jetën tetë persona, ndërsa menjëherë më pas  ka vrarë 68 njerëz  në ishullin Utoja, deklaroi avokati i Andres Braivik.

“Qëllimet dhe madhësia e sulmeve tjera të planifikuara kanë qenë  të ndryshme”, theksoi Geir Lipestad.

Të hënën gjykata në Oslo i shqiptoi paraburgim tetëjavor në Braivik, katër prej të cilave do t’i kalojë në qeli i vetmuar.

Norvegjezi tridhjetë e dy vjeç, sot është transferuar nga burgu deri te selia e policisë norvegjeze në Olso,  ku do të merret në pyetje.