Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 12:29

Oslo – Motra medicinale ukrainase, Galina Kolotnicka, e cila nëntë vjet ishte në shërbim te liderit libian Moamer Gadafi, mori përgjigje negative për lutjen e saj për miratimin e azilit në Norvegji, njofton korrespondenti i MIA-s.

Por, policia sekrete norvegjeze (PST) megjithatë do të mundej t’i rekomandojë Kolotnickës t’i miratohet leje qëndrimi, shkruan gazeta ditore norvegjeze “Verdens gang”.

PST, sipas burimeve të “Verdens gang”, vlerëson se Kolotnicka disponon me njohuri dhe informacione me “interes kombëtar”.