Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 19:26

Oslo – Avokati mbrojtës i Anders Behring Berivik, Ger Lipestad ka deklaruar se e gjithë ngjarja tregon se klienti i tij nuk është i aftë mendërisht.

Megjithatë, avokati është shprehur për gazetarët se është ende shumë herët për të vendosur se çfarë mënyre mbrojtjeje do të ndiqet.

Lipestad ka deklaruar se Breivik mendonte se ishte në luftë dhe se ai do të mbronte me sukses në një periudhë 60-vjeçare.

Ndërkohë, prokurori Kristian Hatlo ka bërë të ditur për mediat lokale se akuza për krime kundër njerëzimit, që mund të hyjë në fuqi në bazë të një ligji të 2008-ës, është vetëm “një mundësi”.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë, Sturla Henreiksboe ka thënë për agjencinë AFP se, policia deri tani ka cituar ligjin mbi terrorizmin, por ngritja e akuzave të tjera nuk përjashtohet.

Më vonë gjatë së martës, policia norvegjeze do të publikojë emrat e viktimave. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Knut Storberget ka vlerësuar punën “fantastike” të bërë prej saj.