Lajme Shqip Monday, 25 July 2011 08:14

Oslo – Kryerësi i masakrës të ditës së premte në Norvegji, Andersh Bering Brajvik kërkoi gjatë paraqitjes së parë para Gjykatës në Oslo t’i lejohet të mbajë uniformë.

“Ai ka dy kërkesa. E para gjyqi i tij të jetë i hapur për publikun dhe e dyta, në Gjykatë të parqitet në uniformë”, deklaroi avokati i Brajvik, Gejr Lipestad, duke shtuar se nuk e di saktë se për çfarë uniforme bëhet fjalë.

Brajvik, i cili ngarkohet për vrasjen e 93 personave, duhet të paraqitet para Gjykatës, i cili duhet të vendosë në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit kundër tij, e cila konform legjislativës norvegjeze mund të zgjasë më së shumti deri katër javë, me të drejtë për vazhdim të saj pas prëfundimit të këtij afati.

Gjykata do të duhet të prononcohet edhe rreth kërkesës së Brajvik që gjyqi të jetë i hapur për publikun, pasi që policia paraprakisht kërkoi që procesi gjyqësor kundër tij të zhvillohet prapa dyerve të mbyllura.