Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 09:15

Kanberrë – Organizata konferenca islamike (OKI) bëri thirrje për presion më të madh diplomatik mbi Qeverinë në Siri, me qëllim që ajo të detyrohet për të negociuar me opozitën, por kumtoi se është kundër intervenimit të huaj ushtarak në vend.

Sekretari i përgjithshëm i organizatës 57-anëtarëshe, Ekmeledin Ihsanogllu deklaroi në Kanbera se operacioni ushtarak vetëm do ta dëmtonte popullin sirian, duke dhënë shembuj me konfliktet në Irak, Libi dhe Somali.

“Të gjitha këto intervenime e përkeqësuan situatën në vend se ta zgjidhin konfliktin”, theksoi Ihsanogllu.

Forcat botërore, si dhe OKI dhe Liga arabe, do të takohen më 24 shkurt në Tuniz në konferencën “Miqtë e Sirisë” dhe do të përpiqen të gjejnë mënyrën për zgjidhjen e qetë të konfliktit në Siri.