Lajme Shqip Thursday, 16 August 2012 18:54

Mekë -Organizata Islamike për Bashkëpunim e përjashtoi Sirinë nga mekanizmi 57 anëtarësh për shkak të, siç thuhet, shtypjes së dhunshme të revoltave nga regjimi i presidentit, Bashar Al Assad.

Pavarësisht kundërshtimit të Iranit, vendimi u morr në ditën e dytë të samitit që organizata po mban në Mekë.

Ai vjen në kohën kur raportohet për të paktën 20 persona të tjerë të vrarë në Azaz-në veri të Aleppos.

Më herët gjatë së mërkurës, shpërtheu një bombë në afërsi të një hoteli në Damask ku po qëndrojnë diku 100 vëzhgues të Kombeve të Bashkuara.

Tre njerëz u vranë gjatë shpërthimit, përgjegjësinë për të cilin e mori përsipër Ushtria Siria e Lirë. (LajmeShqip.com)