Lajme Shqip Monday, 14 November 2011 14:30

Nju-Jork- Çmimi i naftës në tregun aziatik sot u rrit mbi 99 dollarë për fuçi. Rritja e çmimit është nxitur nga optimizmi se liderët në Greqi dhe në Itali do t’i mundësojnë eurozonës të paktën eliminimin të përkohshëm të krizës debitore.

Nafta për dërgesë në muajin dhjetor në punën elektronike të bursës në Nju-Jork tregtohej për 14 cent më shumë, 99.13 dollarë për fuçi, ndërsa të premten kushtonte 98,99 dollarë.

Në bursën në Londër nafta “brent” evopiane u shtrenjtua për 24 cent dhe një fuçi shitej për 114, 40 dollarë.