Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 09:15

Moskë – Përfaqësues të partive opozitare ruse mbrëmë kërkuan nga presidenti rus Dmitrij Medvedev të imponojë verifikimin e pohimeve për parregullsitë zgjedhore dhe konfirmim të përgjegjësisë penale për shkak të, siç pohojnë, falsifikimit të rezultateve.

Ata gjithashtu shfaqën dëshpërim me reagimin e Medvedevit, i cili në profilin në Internet rrjetin social ka shkruar dhe ka imponuar të hetohen “të gjitha vërejtjet nga vendvotimet të cilat u dedikohen respektimit të ligjit për zgjedhjet”, të mbajtura më 4 dhjetor.

Lideri i partisë “Jablloko” Sergej Mitrohin konsideron se shprehja e mendimit të lirë të presidentit përmes rrjeteve sociale është “e pamjaftueshme”. Ai konsideron se Medvedevi, si garantues i Kushtetutës, është i obliguar t’ia imponojë Prokurorisë dhe Këshillit hetues të ngrenë padi penale në raste të falsifikimit dhe t’i verifikojnë faktet e theksuara në media dhe në Internet.

Deputeti i “Rusisë së Drejtë”, Genadij Gudkov konsideron se reagimi i presidentit ka qenë i “dobët” dhe thekson se nga shefi i shtetit pret aksione më konkrete.

Shefi i shërbimit juridik i Partisë Komuniste, Vadim Solojev gjithashtu është i pakënaqur nga reagimi i presidentit rus. “Zgjedhjet duhet të jenë korrekte dhe të ndershme”, tha Solojev.

Medvedev njoftoi dje në njërin prej rrjeteve sociale, ku, mes tjerash, shkroi se ka imponuar të verifikohen informatat për parregullsitë zgjedhore në vendvotimet. Ai gjithashtu ka theksuar se është i kënaqur se si ka kaluar mitingu i djeshëm i opozitës në Moskë, por nuk pajtohet me deklaratat e parullave të cilat u thanë atje.