Lajme Shqip Monday, 07 November 2011 18:02

Damask – Opozita siriane bëri thirrje për mbrojtje ndërkombëtare të popullatës civile në Siri dhe theksoi se në qytetin Homs, i cili është një ndër vendstrehimet kryesore të kryengritjes kundër presidentit Bashar Asad, po bëhen vrasje masive.

Apelin e dërgoi Këshilli kombëtar sirian, i cili i bashkon lëvizjet kryesore opozitare kundër regjimit në Siri.

Ministri francez i Punëve të Jashtme Alen Zhype deklaroi se do ta shqyrtojë thirrjen me partnerët e vendit të vet në Këshillin e Sigurisë së KB-së dhe e vlerësoi sjelljen e autoriteteve siriane si të papranueshme.

“Në regjimin e Damaskut nuk mund të ketë besim, pasi ai nuk iu përmbajt premtimit që ta pranojë planin e Ligës arabe për ndërprerje të dhunës”, theksoi Zhype.

Ai theksoi se ka biseduar për krizën siriane me përfaqësuesit brazilian gjatë takimit të G-20 në Kanë.

Franca u ballagaqua me rezistencë nga ana e Kinës, Rusisë, Brazilit, Afrikës Jugore dhe Indisë në Këshillin e Sigurisë lidhur me miratimin e masave ndëshkuese kundër Sirisë.

Njëkohësisht, ish presidenti sirian Abdul Halim Hadam, i cili fitoi azil në Francë, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërmarrë intervenim ushtarak në Siri që t’i japë fund gjakderdhjes nga ana e forcave ushtarake të regjimit të Asadit