Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 11:37

Londër – Komandanti i forcave ushtarako ajrore të Mbretërisë britanike  (RAF) Stiven Dalton  deklaroi se planifikohet që operacionet ushtarake  në Libi  në të cilat do të inkuadrohen  aeroplanët britanik do të zgjasin “të paktën gjashtë muaj”.

.

Aeroplanët e RAF janë inkuadruar në bombardimin e pozicioneve  të Armatës britanike, si dhe  mbajtjen e zonës të ndaluar për fluturime.

Forin Ofis britanik, megjithatë konfirmoi se bombardimet që janë kryer deri tani nuk do të shkaktojnë luftë “me pozitën” mes  Armatës libiane dhe forcave kryengritëse. Ministri i Punëve të Jashtme  Viliam Hjeg insistoi se situatë e këtillë është shkyçur, sepse, sipas tij, regjimit i Gadafit është “plotësisht  i izoluar  dhe nuk mund të shesë naftë”.

Raportuesit nga linja luftarake  e mediave në Londër, megjithatë, konfirmojnë se situata në terren tani për tani  nuk i jep përparësi asnjërës palë, sepse kryengritësit do të mund të bëjnë përparim më të madh vetëm nëse marrin armë më shumë dhe më cilësore, si dhe nëse kanë ndihmën e forcave ushtarako ajrore të aleateve.

Deklarata e komandant të RAF-it britanik Dalton vijon pas vendimit të Qeverisë  në Londër që ta shkurtojë rreptë buxhetin ushtarak dhe të largohet nga aeroplanët “Harier” dhe fluturaket spiune “Nimrod”, si dhe ta shes transportuesin e vetëm  të aeroplanëve  “Ark Rajl” që ta zvogëlojë deficitin buxhetor  në vend.

Shumë komandant ushtarak dhe ekspertët  paralajmëruan  se shkurtimi  i këtillë  i buxhetit dhe “veprimi i  RAF”  do ta sjell në pyetje  pjesëmarrjen e britanikëve  në Afganistan , e jo vetëm në Libi.