Lajme Shqip Wednesday, 09 November 2011 09:00

Bruksel – Situata ekonomike në Itali është shumë shqetësuese, deklaroi eurokomisioneri për çështje ekonomike dhe monetare Oli Ren.

Ren përsëri shprehi vullnet që t’i ndihmojë vendit t’i zbatojë reformat e premtuara, që të qetësohen tregjet. Pas takimit me ministrat e financave të BE-së në Bruksel, ai shtoi se Italia është e vendosur nën presion të rëndësishëm nga tregjet në këtë moment.

Sipas tij, kryesorja për momentin është të ripërtërihet besimi në aftësinë e Italisë të arrijë rritje ekonomike dhe stabilitet financiar.

Ren theksoi se kjo është mënyra që të qetësohen tregjet, se ekonomia italiane po shkon në drejtim stabil.

Eurokomisari shtoi se një grup ekspertësh nga KE-ja nesër do të mbërrijë në Itali, do të merret me monitorimin e situatës dhe do të punojë me Qeverinë italiane për përgatitjen e masave për konsolidim buxhetor dhe reformë tatimore.