Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 18:22

New York – Kryetari i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë sot në New York Jork në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se Serbia është për arritje të paqes së qëndrueshme me serbët e shqiptarët dhe se përpiqet për bisedime të drejtpërdrejta në nivelin më të lartë pa e njohur pavarësinë e Kosovës, por pa e njohur pavarësinë e Kosovës.  

“Më lejoni të jem i qartë: Serbia nuk është gati, nuk mund dhe nuk do të njohë në asnjë rrethanë dhe nuk e pranojmë njohjen, qoftë në mënyrë eksplicite ose implicite, shpalljen e pavarësisë së Kosovës” ka thënë Nikoliq.

Nikoliq ka deklaruar se Serbia është për vazhdimin e dialogut që qytetarët në Kosovë të kenë një jetë më të mirë .Sipas Nikoliqit problemi i Kosovës mund dhe do të zgjidhet në mënyrë paqësore. (LajmeShqip.com)