Port-O-Prens – Epidemia e kolerës në Haiti, e cila është shkak për vdekjen e 5.500 personave, me siguri është shkaktuar pa qëllim nga ushtarët e forcave paqeruajtëse të OKB-së, pohojnë shkencëtarët në raport.
Hulumtimi i tyre, i publikuar në numrin e korrikut të revistës “Paraqitja e sëmundjeve të reja infektuese” në Qendrat amerikane për kontroll dhe parandalimin të sëmundjeve, përmban dëshmi më kategorike për mbështetjen e teorisë për rolin e OKB-së në përhapjen e sëmundjes.
Hulumtimet “bindshëm konfirmojnë” se kontingjenti i Nepalit dhe forcat e armatosura të OKB-së kanë infektuar një lum në Haitit, për shkak të kushteve të vështira sanitare në bazën e tyre.
Shefi i ekipit të hulumtimit Reno Piaru edhe më parë i akuzonte forcat e armatosura për epideminë. Hulumtimi i ri është më i hollësishëm dhe metodologjia e tij është është verikfikuar nga shkencëtarë të tjerë.