Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 19:25

GjenevëKomisarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për të drejta të njeriut Navi Pilaj kërkoi nga qeveria e përkohshme libiane që në mënyrë humane të sillet me njërin nga djemtë e Moamer Gadafit, Seif al Islam dhe me shefin e zbulimit libian, Abdula as Senusi.

“Arrestimi i djalit të Gadafit dhe ish-drejtorit të zbulimit ushtarak kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e legjislacionit në Libi. Autoritetet libiane duhet të garantojnë humanitet dhe kushte për Al Islam dhe për As Senusi”, theksoi Pilaj.

Ajo u bëri thirrje autoriteteve libiane drejt bashkëpunimit të plotë me Gjykatën penale ndërkombëtare.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kërkoi nga autoritetet libiane të lejojnë vizita të Al Islam në burg dhe shpresojnë se së shpejti do ta fitojnë.